VIDEO/ Brenda kishës së Bejrutit ku po zhvillohej ceremonia martesore, si reaguan të ftuarit e tmerruar nga shpërthimi...

VIDEO/ Brenda kishës së Bejrutit ku po…

Janë të shumta videot dhe fotot e ndryshme që kanë nisur të bëjnë xhirron e botës të postuara nga qytetarë të ndryshëm, pas shpërthimit në Beirut.

Një video e fundit e bërë po aq virale sa të tjerat, tregon momentet se si një grup dasmorësh e përjetuan shpërthimin kur gjendeshin në një kishë për një ceremoni martesore.

Miqtë dhe familjarët po bëheshin gati për ceremoninë martesore në Bejrut, kur gjithçka ndryshoi.

Fillimisht ata menduan se bëhet fjalë për tërmet, një grua frikësohet dhe një tjetër bën kryqin.

Më pas, vjen një goditje tjetër shumë më e fuqishme dhe i bën të gjithë të vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar më të keqes.

Ky moment është filmuar me kamera amatore, teksa ndodhi shpërthimi në Bejrut.

Të rriturit mundoheshin të mbronin fëmijët, e jashtë mund të shihej tymi në qiell nga shpërthimi që shkatërroi një pjesë të kryeqytetit libanez, Bejrut.

Nga shpërthimi tejet i fuqishëm janë thyer xhamat e kishës.

Në këtë shpërthim pranë portit të Bejrutit, kanë humbur jetën të paktën 157 persona dhe mbi 5 mijë tjerë u plagosën.

Dyshohet se shpërthimin e shkaktuan 2750 ton nitrat-amoni që gjendej stok brenda një magazine në port.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit