VIDEO/ Burri rreh në mënyrë barbare gruan 52 vjeçare: E qëllon me shishe pas koke, e përplas në shkallë, e grushton dhe mundohet ta mbysë

VIDEO/ Burri rreh në mënyrë barbare gruan…

Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku shihet nje burre qe dhunon brutalisht nje grua.

Në të është fiksuar momenti, kur 52-vjeçarja kroate, Nevenka Margeta, u rrah brutalisht nga një person i panjohur. Gruaja ka në pronësi një restorant, e aty, personi i panjohur u fut dhe kërkoi një gotë ujë.

Duke qenë se restoranti nuk ishte hapur ende, gruaja, nuk ia ofroi këtë shërbim. “Refuzimin”, i riu nuk e ka pritur shumë mirë, pasi brutalisht ka goditur me shishe në kokë 52-vjeçaren dhe ka nisur ta grushtojë në pjesët e trupit.

I gjithë momenti është fiksuar nga një kamera sigurie, ndërsa bashkëshorti i gruas, ka ofruar shpërblim në atë që ofron informacion në lidhje me autorin. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit