VIDEO/ Burri zbret nga makina dhe godet një 12-vjeçar që po kërcente në rrugë

VIDEO/ Burri zbret nga makina dhe godet…

Një djalë 12-vjeçar është dërguar në spital, pasi një burrë ndaloi rastësisht makinën dhe e goditi me grushta, ndërsa ai po jepte një shfaqje duke kërcyer në rrugë

Ethan, ishte bërë pjesë e shfaqjes të organizuar nga vetë komuniteti i banorëve rreth orës 11:30 në Cape Girardeau, Misuri ditën e premte më 3 korrik.

12-vjeçarit iu bashkua një djalë tjetër dhe një burrë i quajtur Micheal ran Crank ’Curry, i cili drejton një studio lokale kërcimi, ku të dy fëmijët janë nxënës.

Ndërkohë një makinë tip CRV me ngjyrë të errët ndaloi në rrugë dhe një burrë doli nga dera anësore e pasagjerit.

Ai eci drejt sikur po kërcente dhe donte t’i bashkohej festës, por sapo u afrua e goditi me grusht atë.

Djali ra përtokë dhe u gjakos menjëherë, por më pas u dërgua në spital.

Shkaqet e sulmit janë të panjohura, por policia po punon për kapjen e autorit.

Burimi: UNILAD| Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit