Video dhe foto intime, prangoset administratori i 'Albkings' në Telegram

Video dhe foto intime, prangoset administratori i…

Është ndaluar nga autoritetet në Kosovë një person i dyshuar si njëri prej menaxherëve të grupit ‘Albkings’ në rrjetin social Telegram.

Në këtë grup që kishte një audiencë të madhe afro 100 mijë persona, përgjithësisht meshkuj, shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave nga Shqipëria dhe Kosova bashkë me të dhënat e tyre personale. Shumë gra dhe vajza kanë rënë pre e shantazheve nga të dashurit e tyre ose të njohurit, të cilët i kërcënonin se do t’i publikonin materiale në grup.

Sipas Prokurorisë së Kosovës ndalimi i këtij shtetasi është bërë për 48 orë, për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, ndërsa hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë do vijojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit