VIDEO/ Dhëndri ‘lë nam’ në dasmë, nusja i jep tortën, por ai...

VIDEO/ Dhëndri ‘lë nam’ në dasmë, nusja…

Në gjithë botën, disa tradita janë njësoj.

I tillë është momenti i ndarjes së tortës në një ceremoni martesore.

Por, jo të gjithë duket se i kanë mësuar për momentin kur do martohen vetë.

Kështu i ka ndodhur një çifti nga Britania, ku vetë nusja shpërndau videon e një momenti gazmor, e që rezultoi virale, nga ku mori mbi 630 mijë pëlqime dhe 1800 komente.

Allie Downs shfaqet bashkë me bashkëshortin e saj, kur po ndajnë tortën e dasmës, dhe ajo i zgjat pirunin të shoqit.

Por, ai as që e vë re dhe vazhdon të hajë me pirunin e tij.

Tek Allie në fytyrë shpërthen e qeshura, ndërsa fytyra e tij e çoroditur merr gjithë vëmendjen.

Allie thotë se as që e kishte idenë që ai nuk e dinte këtë detaj kaq tradicional.

Megjithatë i gjithë ky moment ka kaluar me sportivitet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit