VIDEO/ Drejtohej nga 15-vjeçari, makina përfundon në kanal: I dha me 120 në orë në lagje me fëmijë

VIDEO/ Drejtohej nga 15-vjeçari, makina përfundon në…

Nuk është hera e parë që raportohet për lajme kur automjetet përfundojnë në duart e fëmijëve apo adoleshentëve. Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në ish-Kënetë të Durrësit.

Një adoleshent 15-vjeçar ka qenë duke drejtuar një makinë me shpejtësi 120 km/h çfarë ka shkaktuar edhe daljen e mjetit nga rruga. Automjeti ka përfunduar në kanal ndërsa fatmirësisht nuk raportohet dëm në jetë njerëzore.

Sipas një qytetari në vendin e ngjarjes, adoleshenti po ngiste me shpejtësi automjetin në një rrugë lagjeje ku ka shumë fëmijë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një karrotrec e cila po punon për nxjerrjen e mjetit prej kanalit.

“Prsh JOQ deshiroja te ndaja me ju nje video ku nje 15 vjecar ngiste makinen ne nje rruge lagjeje me 120 km dhe perfundoi ne nje kanal ngjarja e ndodhur Durres Kenet dhe ne ate lagje ka shm femij ju lutem publikojeni anonim ju lutem, shkruan qytetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit