VIDEO e Gazetarit Hoxha për parcelat me kanabis 'thyen' rrjetin: Ta blejnë në fund të parcelës për 1000 euro...

VIDEO e Gazetarit Hoxha për parcelat me…

Shqipëria është kthyer në një “plantacion” gjigant hashashi ose cana-bis-i, ku edhe këtë vit sipërfaqe të tëra janë mbjellë me këtë bimë narkotike.

Hyrja në një vit zgjedhor por dhe hedhja e propozimit të qeverisë “Rama”, për legalizimin e kanabisit mjekësor, duket se janë dy justifikimet e atyre që po e kultivojnë gjerësisht.

Nga ana tjetër edhe marrëveshjet me “shkelje syri” me policitë lokale, u kanë dhënë një dorë fermerëve kultivues në të gjithë vendin.

Dëshminë më të fundit në lidhje me këtë fenomen e ka dhënë sot sërish gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka publikuar disa pamje nga arkivat e tij.

Sikurse citon Hoxha, ai shihet në mes të një parcele hashashi, ndërsa bën krahasimin e përmasave të mbjelljes dhe tregtimit të saj, ku pohon se pak gjëra kanë ndryshuar.

Sipas Hoxhës, dallimi i vetëm është që çmimi i kanabisit është rritur, ku sipas tij, nëse dikur kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje në Itali, sot të njëjtën vlerë ka në fund të parcelës.

“Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektarë të tera, por ka parcela të vogla, shpërndarë si kërpudhat mbas shiut, në të gjithë vendin”,- shkruan Hoxha.

Ja postimi i gazetarit Artan Hoxha në profilin e tij në Facebook që shoqëron videon:

“Nostalgji… Duke germuar ne arkive… U ka marre malli per pak gjelberim, ne keto dite te nxehta vere?! Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe.

Thjeshte eshte rritur çmimi ne tregun nderkombetar dhe padiskutim eshte rritur çmimi ne tregun vendas.

Nese para 4 vitesh, kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje ne Itali, sot 1000 euro, ta blejne ne fund te parceles.

U shtua fuqia punetore, nga krahu i lire qe e izoloi covid19 ne Shqiperi, apo nga “pagat e luftes” te paketes Rama-Ahmetaj, qe nuk mberriten kurre tek ata qe ishin te papune.

Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin…

Jemi mire, jemi mire… Duroni dhe pak dite, sa te mbledhim doren e pare te prodhimit…”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit