VIDEO/ E kishit menduar ndonjëherë? Shikoni si lahen dhëmbët në... hapësirë

VIDEO/ E kishit menduar ndonjëherë? Shikoni si…

Të gjithë e kemi rutinë. Një nga gjërat e para që bëjmë çdo mëngjes, është larja e dhëmbëve.

Por, e keni menduar ndonjëherë, si do të ishte të lanit dhëmbët jo në tualetin tuaj, por në hapësirë?

Një video e publikuar së fundmi është bërë virale në rrjetet sociale.

Është austronauti kanadez, Chris Hadfield, që shpjegon të gjitha proceset. Duhet theksuar se nuk është aspak njësoj siç jeni mësuar në shtëpi.

Në fillim ai merr ujë në një qeskë, dhe e nxjerr me pika për të lagur furçën.

Më tej, hedh pastën mbi furçë, dhe pjesa më e bukur është se në anijen kozmike nuk ka ujë të rrjedhshëm që të shpëlajë gojën.

Austronauti e gëlltit pastën e dhëmbëve, dhe më pas shpëlan furçën dhe gojën. Të gjithë procesin mjaft interesant mund ta ndiqni dhe në videon e mëposhtme:

https://www.facebook.com/uniladmag/videos/418005129155973/

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit