Video/ E reja pëson krizë nervore në mes të rrugës, qeni hidhet në veprim dhe i shpëton jetën

Video/ E reja pëson krizë nervore në…

Një familje kanadeze është mirënjohëse pasi qeni i familjes dhe dy fqinjët shpëtuan vajzën e tyre gjatë një urgjence të papritur mjekësore.

Sipas mediave të huaja, Haley Moore dhe familja e saj shpëtuan Clover si një qenush dhe këtë javë ai ua ktheu “borxhin”.

“Gjithë sa mbaj mend është që jam zgjuar në ambulancë dhe të kem qenë vërtet konfuze; duke menduar se çfarë po ndodh”, ka thënë Haley Moore.

Siç bëhet e ditur, Moore ishte duke ecur nëpër lagjen e saj Stittsville me qenushin e saj kur ajo pati një krizë të papritur.

Me asnjë njeri përreth, qeni u hodh në veprim. Së pari duke kontrolluar Haleyn, pastaj duke parë nëse po kalonte ndonjë makinë.

Pasi u lirua nga zinxhiri, Clover detyroi automjetin tjetër të ndalonte dhe të ndihmonte gruan.

Dryden Oatëay menjëherë ndaloi për të ndihmuar dhe tha se ishte i impresionuar nga veprimet e qenit – por jo vetëm ai.

“Qenushi, në fakt më bllokoi rrugën”, tha ai. “Ajo disi u kthye në rrugë për të bllokuar kamionin tim”.

Moore u trajtua nga mjekët dhe nuk e dinë se çfarë e shkaktoi këtë gjë por thotë se e di që nëse do të ndodhë përsëri, Clover është atje për ta mbrojtur atë.

“Ndihem 10 herë më e sigurt kur e di që ajo do të jetë aty për mua”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit