E reja nga Kosova sulmohet seksualisht në mes të qytetit, publikohet videoja e rëndë

E reja nga Kosova sulmohet seksualisht në…

Alpinistja nga Kosova,  Mrika Nikqi, ka rënë pre e një sulmi seksual në qytetin e Pejës. Ka qenë vetë ajo që ka publikuar në rrjetin e saj social “Facebook”, videon e marrë nga kamerat e sigurisë të bizneseve rreth vendngjarjes.

Kjo ngjarje, sipas saj, ka ndodhur tri ditë më parë, më 27 shtator në qendër të Pejës.

Nikqi ka bërë me dije se personi, i cili e ka sulmuar, është identifikuar nga autoritetet me iniciale F.B., dhe më pas është arrestuar.

Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili më ka tmerruar plotësisht! Më datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit të Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtar i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Vajza nga Kosova shprehet se është në gjendje të rëndë psikologjike dhe emocionale dhe se nuk mund të deklarohet në tërësi.

https://www.facebook.com/mrika.nikqi/videos/618848633221856/?t=5

“Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, përmbyll Nikqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit