VIDEO/ E rëndë në Vermosh, orteku i dëborës përplas fuoristradën, e sposton disa metra jashtë rrugës dhe e përmbys

VIDEO/ E rëndë në Vermosh, orteku i…
Featured image of article: ME VIDEO/ E rëndë në Vermosh, orteku i dëborës përplas fuoristradën, e sposton disa metra jashtë rrugës dhe e përmbys

Një automjet është aksidentuar pasi orteku i dëborës e ka nxjerrë jashtë rruge. Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe, pranë Vermoshit. Siç shihet edhe në foto, mjeti është përmbysur pas përplasjes nga orteku i dëborës dhe ka dalë nga rruga.

Deri më tani, nga aksidenti në fjalë nuk raportohen dëme në njerëz, por personat që ndodheshin në mjet janë bllokuar.

Makina ka qenë në lëvizje kur është goditur nga orteku i dëborës që e ka spostuar disa metra.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Korça është zbardhur nga Debora, kurse në Gjirokastër ka pasur problematika për shkak të rrëshqitjes së dherave. Reshjet e shumta të shirave kanë sjellë përmbytje në Durrës dhe Vlorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit