VIDEO e rrallë nga Libani/ Punonjësja e zjarrfikëses, vrarë nga shpërthimi në Bejrut, martohet në arkivol me të fejuarin

VIDEO e rrallë nga Libani/ Punonjësja e…

Ajo ishte e fejuar me të riun Gilbert Karaan dhe shumë shpejt do të martoheshin, por shpërthimi i ndau nga njëri-tjetri.

Por megjithatë punonjësja e re dhe e bukur e zjarrfikëseve të Bejrutit, zonjusha 25-vjeçare Sarah Faris, që ra në krye të detyrës nuk ka mbetur pa u martuar.

Familja e saj e madhe e ka kthyer ceremoninë e varrimit në një show martese sa të trishtë aq edhe të veçantë e të rrallë, raporton prestigjiozja “Daily Mail”.

Zonjush Sahra, u bë sot në ditën e funeralit të saj Zonja Faris, pasi edhe në arkivol ku ishte e mbyllur ajo “lidhi kurorë” me të fejuarin e saj Gilbert.

Një turmë e stërmadhe njerëzish mbante mbi supe arkivolin e efektives së zjarrfikëses, dhe bashkë me të kërcente dhe këndonte një këngë popullore libaneze.

Të tjerë njerëz nga turma mbanin mbi supe të fejuarin e vajzës, por të gjallë, Gilbertin, që i emocionuar dhe i veshur dhëndër kërcente si të ishte vërtetë në një dasëm përball nuses së tij të mbyllur në arkivol.

Pamjet e videos së çuditshme dhe dëshpëruese kanë bërë xhiron e botës dhe janë bërë virale në rrjetet sociale, për traditën e rrallë dhe të çuditshme libaneze.

Jo Noon, Methal Haëëa dhe Najib Hitti, ishin pjesë e një ekipi të shpejtë të emergjencave prej 10 personash, që ashtu si kolegia e tyre humbën jetën nga shpërthimi kolosal në portin e Bejrutit.

Nëntë prej tyre janë ende të humbur, ndërsa kolegia e tyre femër, Sahar Faris, është konfirmuar e vdekur.

Ajo u varros sot në një ceremoni madhështore në qytetin e saj të lindjes Kaa.

Zonja Faris, e cila ka marrë emrin “nusja e Beirut-it” në mediat sociale, ishte e fejuar dhe vitin e ardhshëm kishte ndarë ditën e dasmës.

Tre zjarrfikësit u fotografuan duke vënë jetën e tyre në rrezik për të parandaluar katastrofën.

Njëri prej tyre, Najib Hitti, nuk pati kohë as për të veshur uniformën e tij.

Ata ishin dërguar me një kolege tjetër, që mendohet të ishte zonja Faris, nga stacioni zjarrfikës në La Quarantaine, në verilindje të Bejrutit, në një automjet të përgjigjes emergjente dhe ishin të parët në vendngjarje.

Pas tyre ishin kolegët në automjetet e tjera, ndërsa shpërthimi goditi të gjithë vendin.

[ngg src=”galleries” ids=”265″ display=”basic_imagebrowser”]


/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit