VIDEO e vrasjes së Klodian Rashës/ Polici e qëlloi për vdekje, as nuk u mundua ta ndihmojë

VIDEO e vrasjes së Klodian Rashës/ Polici…

KUJDES PAMJE SHQETËSUESE/

Sot prokuroria kërkoi dënimin me 20 vite burg të policit Nevaldo Hajdaraj, i cili në fund të gjykimit pritet të dënohet me 13 vite e 4 muaj burg, pasi ka pranuar krimin dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Po sot janë bërë publike edhe pamjet e vrasjes së Klodian Rashës nga polici Hajdaraj, i cili pasi e qëllon, kur i shkon pranë as nuk mundohet ti japë ndihmën e parë, por vetëm e shikon duke mos u munduar ta ndihmojë.

Gjithçka ndodhi për pak sekonda, pasi polici vihet në ndjekje të Rashës. Ky është polici nën akuzë që në orën 2:02 minuta të mesnatës kalon rrugën së 8 dhjetorit. Klodiani është në trotuar.

Polici tenton ta kapë, por Klodiani vrapon. Polici rrëzohet. Aty ulet në gjunjë dhe e qëllon pas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe tre hapa dhe rrëzohet.

Polici i afrohet që edhe pse e shikon se është qëlluar me armë, nuk mundohet ti japë as ndihmën e parë.

Për pak sekonda Klodiani jep shpirt. Në këtë kohë, polici Nevaldo Hajdaraj kërkon që ti vijë në ndihmë kolegu i tij, dhe më pas policia nxori disa versione të ngjarjes duke tentuar të fshehë të vërtetën.

Pas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta , që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit