Video: Emigrantët ilegalë në New York rrahin policët e Departamentit të Policisë

Video: Emigrantët ilegalë në New York rrahin…

Një video nga kamerat e sigurisë së bisneseve në ‘Times Square’ tregon momentin kur një turmë emigrantësh ilegalë rrahin dy policë për shkak se policët ishin duke arrestuar një emigrant ilegal që u përlesh me policinë.

Pamjet tregojnë një oficer dhe toger të NYPD-së duke u thënë fillimisht emigrantëve ilegalë të lëvizin gjatë darkës. Më pas shpërthen një përleshje mes policëve dhe një emigranti ilegal për shkak të kundërshtimit me policët.

Turma më pas ka rrethuar policët të cilët janë gjetur mes shkelmave dhe grushtave të emigrantëve ilegalë, më pas turma është larguar rrugëve të New York-ut.

Më herët emigrantët ilegalë janë arrestuar por janë liruar pa kusht. Sipas burimeve policore, një i dyshuar i pestë Jhoan Boada 22 vjeç, u arrestua të hënën mbrëma dhe u akuzua për tentativë sulmi ndaj një oficeri policie.

Është e pamundur që oficerët e policisë të kenë efektivitet kundër krimit nëse sistemi i drejtësisë nuk mund ose nuk do të na mbrojë ndërkohë që ne e bëjmë këtë punë.” – ka deklaruar Patrick Hendry, Presidenti i Shoqatës së Policëve.

Klikoni këtu për të shikuar videon.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit