VIDEO emocionuese/ Pas shpërthimit në Bejrut, gjyshja luan simfoni në piano në shtëpinë e shkatërruar

VIDEO emocionuese/ Pas shpërthimit në Bejrut, gjyshja…

Njerëzit edhe në rastet më ekstreme dhe në situatat më të vështira kanë treguar se dinë të triumfojnë.

I tillë është edhe rasti i një zonje të moshuar nga Libani, shtëpia e së cilës u shkatërrua nga shpërthimi gjigant i ndodhur në Bejrut tre ditë më parë.

Kaosi do të ishte fjala e duhur për të përshkruar skenën në shtëpinë e Abboud Melki në Bejrut, të mërkurën në mbrëmje.

Mobiliet ishin shpërndarë, muret të shpuar dhe xhamat plotësisht të thyer dhe shpërndarë në dysheme.

Por për disa minuta, bota ndaloi dhe gjërat dukeshin paqësore, pasi 79-vjeçarja luajti “Auld Lang Syne” në pianon e saj të dashur.

Ajo nuk ndodhej në shtëpi gjatë momentit të shpërthimit të së martës.

Burri i saj gjithashtu nuk ishte në shtëpi, por dyqani i tij u shkatërrua, sipas mbesës së tyre May-Lee Melki.

Kur u kthyen të mërkurën, sidoqoftë, ata u tronditën kur panë që shtëpia në të cilën kishin jetuar për 60 vjet, ishte shkatërruar.

Sapo Maj Abboud Melki hyri në shtëpi, ajo u drejtua drejt e tek piano, e cila ishte dhuratë nga babai i saj në ditën e martesës dhe filloi të luante.

“Ajo përshkoi dhimbjen dhe u përpoq të kishte disa momente paqeje”,- tha mbesa e saj.

Ajo filloi me klasiken “Auld Lang Syne”, por më pas filloi të luante himne arabe, gjë që bëri që vullnetarët të mblidheshin përreth dhe ta dëgjonin.

Videoja teksa ajo luan në piano, është ndarë gjerësisht në rrjetet sociale, dhe ajo është përgëzuar për shpirtin këmbëngulës dhe forcën për të përballuar tragjedinë.

[ngg src=”galleries” ids=”273″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit