Video/ Fier, flakët përfshijnë fabrikën e bojërave në Zhupan

Video/ Fier, flakët përfshijnë fabrikën e bojërave…

Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë bojërash dhe sfungjerësh në Zhupan të Fierit. Akoma nuk bëhet e ditur nëse ka persona të plagosur në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se, zjarri ka rënë në fillim në magazinën e firmës dhe po vijon të përhapet masivisht.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

Ene nuk janë të qarta shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Informacion paraprak nga Policia Fier:

“Fier

Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qira nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”.



/Gazetaatdheu.com/
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit