VIDEO-FOTO/ Nënat afgane hedhin fëmijët mbi tela për ti shpëtuar nga talebanët

VIDEO-FOTO/ Nënat afgane hedhin fëmijët mbi tela…

Aeroporti i Kabulit është një nga pikat e pakta që shërben për largimin e afganëve të rrezikuar nga vendi.

Aktualisht atje ka mijëra persona, që presin me dëshpërim se çfarë do të ndodhë me fatet e tyre. Pamjet e fundit që vijnë nga Afganistani janë vërtetë të rënda.

Nënat, qëndrojnë pranë gardhit me gjemba dhe i hedhin fëmijët e tyre të mitur në pjesën e brendshme të aeroportit dhe i luten ushtarëve amerikanë që t’i shpëtojnë.

Nga krahu tjetër, talebanët priten të vendosin në vend rregulla strikte. Gratë janë ata që e pësojnë më tepër, pasi nuk i lejohen të punojnë, të dalin të zbuluara në publik apo të shkojnë në shkolla.

Në rast se nuk zbatohen masat e vendosura nga talebanët, ushtarët e këtyre të fundit, janë të gatshëm për përdorin armët, e të vrasin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit