VIDEO/ Fundos me silurë anijen luftarake, marina Greke i tregon 'dhëmbët' Turqisë

VIDEO/ Fundos me silurë anijen luftarake, marina…

Nëndetëse, silurë, anije luftarake, avionë dhe trupa të shumta këmbësorie ka rreshtuar Greqia në brigjet përballë Turqisë, ku nuk mungoi as hapja e zjarrit…

Mediat greke i kanë bërë jehonë kësaj ngjarje që vjen pas acarimeve të disa muajve më parë në kufirin greko-turk mes rojeve kufitare.

Stërvitja e madhe e Ushtrisë Greke në ishujt Karpathos, në Jug-Perëndim të Rodosit dhe në Egje, ishte një kundërpërgjigje që Greqia bëri ndaj Turqisë.

Në stërvitjen tredimensionale morën pjesë të tre krahët kryesorë të Ushtrisë Helene, marina, forcat ajrore dhe ato tokësore.

Në këtë operacion forcat greke fundosen edhe një anije të vjetër të ushtrisë së tyre, pasi e qëlluan me silurë prej nëndetëseve, si edhe me predha të anijeve luftarake.

Kjo stërvitje po kryhet si pasojë e tensionit mes dy shteteve kur Greqia ka deklaruar se do djegë këdo që tenton të shkelë në tokën e tyre.

Mediat greke dhe ato ndërkombëtare zbuluan së fundi edhe plani e Turqisë për një pushtim të mundshëm të Greqisë, i hartuar në vitin 2014.

Të dyja vendet janë në një krizë të raporteve të tyre prej disa kohësh, për shkak të kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor.

Turqia kërkon që nga pasuritë nëndetare të përfitojë edhe ajo, si edhe turqit në Qipron Turke, ndërsa Greqia, Qiproja, Izraeli dhe Egjipti, kanë nënshkruar një marrëveshjes mes tyre për shfrytëzimin e gazit./Gazetaatdhu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit