VIDEO/ Futbollisti shqiptar vuan teksa bën testin e COVID-19

VIDEO/ Futbollisti shqiptar vuan teksa bën testin…

Pas një pezullimi 3-mujor, shumica e kampionateve europiane të futbollit janë kthyer në gjithë europën dhe ekipet kanë zbritur në fushë, por pa tifozë nëpër stadiume.

Belgjika ishte ndër të parët vende, që vendosën të ndërpresin sezonin për shkak të pandemisë, por duket se rreziku ka kaluar dhe tashmë lubet kanë nisur përgatitjet nën masa të rrepta sigurie.

Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i përfaqësues së Kosovës, që aktivizohet në kampionatin belg me Standart Liezh, i është nënshtruar testit ndaj COVID-19, së bashku me gjithë pjesën tjetër të ekipit.

Në rrjet qarkullon një video e 25-vjeçarit, teksa “vuan” kur një mjeke i bën tamponin në hundë dhe ai është gati ta largojë nga sikleti që po ndien.

Pamjet kanë bërë xhiron e të gjitha mediave sportive. /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit