VIDEO/ 'Futu tek shtëpia e vëllait tim, qeraxhiu ka shumë lekë': Supervjedhja nga grabitësit kosovarë në Sarandë

VIDEO/ ‘Futu tek shtëpia e vëllait tim,…

Zbulohen detaje nga dosja hetimore e grupit te grabitesve nga Kosova te arrestuar ne 9 korrik ne Sarande. Kosovaret Getoarb Mulliqi, Nderim Curri, Hile Memehaj, nën udhezimet e Vangjel Pellës nga Ksamili, kane arritur te grabisin plot 50.000 euro.

Sipas dosjes hetimore, “Më datë 03.07.2021, rreth orës 10.00 Salla Operative e Komisariatit të Policisë Sarandë ka marrë një njoftim që bënte fjalë për vjedhjen e banesës që shtetasi L. Poka kishte marrë më qira nga shtetasi N. I, banesë kjo private njëkatëshe e gjendur në lagjjen nr. 1, rruga “Panorama” Ksamil Bashkia Sarandë.

Me marrjen e këtij informacioni oficeri i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Sarandë ka ngritur grupin hetimor duke këqyrur fillimisht banesën ku kishte ndodhur ngjarja në fjalë duke konstatuar se “vetrata e duroaluminit e cila shërben si derë dhe dritare e dhomës gjendet e hapur si dhe rrjeta e mizave gjendet e ngritur dhe e dalë nga vendi.

Gjithashtu nga këqyrja e banesës në fjalë “pas përpunimit me pluhur alumini daktiloskopik në të gjithë sipërfaqet gjurmë mbajtëse nuk është përftuar asnjë gjurmë papilare e vlefshme për identifikim”.

Nga këqyrja e mëtejshme përreth vendodhjes së banesës në fjalë “në distancë prej rrreth 12 metra nga porta hyrëse e avllisë së banesës në faqen e malit që është me pemë (ullishte) është gjetur çanta e shtetasit L. Poka të cilës i ishin hapur të gjithë zinxhirët dhe brenda saj është gjetur një zarf me ngjyrë të bardhë më mbishkrimin “edhe 100 vjeç Olen” si dhe është gjetur dhe një kopertinë fletore me ngjyrë jeshile me mbishkrimin “Colora” si dhe poshtë çantës është gjetur një portofol i vogël me ngjyrë të zezë dhe i mbyllur dhe brenda tij ndodheshin dokumentat e shtetasit L. Poka dhe shtetases A. Poka dhe dy karta banke të shtetasit K. Poka dhe L. Poka”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit