VIDEO/ Gjarpri gjigant filmohet në Lagunën e Karavastasë, por nuk është i rrezikshëm

VIDEO/ Gjarpri gjigant filmohet në Lagunën e…

Kush tha se në Shqipëri nuk ka gjarpërinj të mëdhenj?

Në vendin tonë ndodhet jo vetëm njëri prej gjarpërinjve më helmues në Europë, “nepërka me brirë”, ose “nepërka e dhive”, siç njihet në zonat malore.

Por në shqipëri ka edhe gjarpërinj që shkojnë deri në 3 metra edhe më shumë.

I tillë është “elaphe quatourlineata” (bolla me katër vija), të cilën po ua tregojmë në videon më poshtë.

Ajo është filmuar duke notuar në “Godullën e Jashtme” në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.

Ky gjarpër është reptili më i madh në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, me një gjatësi nga 2.5-3 metra, si dhe me jetëgjatësi rreth 1 shekull.

Rritet në pyje, por është edhe një notues i shkëlqyer.

Ushqehet kryesisht me brejtës, zogj të vegjël dhe vezë.

Nga banorët e zonës, njihet me emrin “Qingji i Kalit”.

Për këtë emër ka dy variante të prejardhjes së tij nga historia dhe legjendat…

Në fund të jetës këtij zvarraniku i del një krife me qime si perçe kali, dhe mbase kjo ka lidhje edhe me emrin.

Por varianti tjetër na çon shumë vite më parë, kur disa malësorë së bashku me grigjën e tyre zbritën në fshatin Kular dhe aty një mëz kali gëltitet nga një elafe.

Por malësorët mëzin e quanin “qingj të kalit” dhe që atëherë edhe reptili mori këtë emër prej vendasve.

Mbase emri i tij popullor nuk ka asgjë të saktë dhe lidhje me këto dy rrëfenja, por ky është pa diskutim gjarpri më i madh në vendin tonë, ose “anakonda shqiptare”.

/VIDEO: Ardian Koçi/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit