Gjermania nis vaksinimet anti-Covid, personi i parë ishte një 101 vjeçare

Gjermania nis vaksinimet anti-Covid, personi i parë…

Gjermania këtë të shtunë ka nisur dhe vaksinimin e qytetarëve të saj vetëm disa orë pas dorëzimit të dozave të para.

Mediat bëjnë me dije se personi i parë që është vaksinuar në Gjermani është 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë për mediat është shprehur se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.

Ndër të tjera raportohet se në Gjermani të parët që janë në listë për të marrë vaksinën janë personat më të vjetër se 80 vjeç dhe njerëzit që janë më të rrezikuar.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit