VIDEO/ Hidhet në det nga 30 metër lartësi, aventura për pak sa nuk i merr jetën turistit

VIDEO/ Hidhet në det nga 30 metër…

I përfshirë nga euforia dhe dëshira për aventurë, një turist britanik në Ibiza, për pak sa nuk ka lënë kokën.

Turisti ka marrë plagë të rënda pasi është hedhur nga një shkëmb i lartë rreth 30 metra, në det, ku ka pësuar raktura të shumta nga përplasja e dhunshme me sipërfaqen e ujit.

Pushuesi, i cili mesa duket ishte në kërkim të një aventure, mori plagë pasi u hodh nga shkëmbi “Cap Negret”.

Ky i fundit, ndodhet në një pikë të mirënjohur turistike të qytetit të San Antonios, në Ibiza të Spanjës.

Në video mund të shihet burri i cili kërcen nga lartësia, ndërkohë që në sfond dëgjohen edhe ulërima, pas përplasjes me pasqyrën e ujit.

Pas incidentit, turisti u dërgua në spital ku u shtrua në reanimacion, pasi kishte pësuar thyerje kockash dhe probleme të shpinës.

Shkaku i dëmtimeve të tij është hedhja nga një lartësi shumë e madhe dhe impakti që ka shkaktuar përplasja me sipërfaqen e ujit.

“Cap Negret” është i famshëm në ishullin e Ibizës, jo vetëm për faktin që është një bukuri e rrallë natyrore, por edhe për rrezikshmërinë e lartë dhe incidentet me turistët.

Credit: Periodico de Ibiza

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit