VIDEO/ Hysaj ia fitoi bastin! Goli i shqiptarit bën tifozin italian me... qen

VIDEO/ Hysaj ia fitoi bastin! Goli i…

Një episod i veçantë ka ardhur në vëmendjen e të gjithëve, në Napoli të Italisë.

Ditën e djeshme, mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, shënoi golin e parë në Seria A me fanellën e Napolit, teksa shënoi ndaj Sasuolos.

Por, vitin e kaluar, kur Atalanta fitonte 2-1 ndaj Napolit, një tifoz shprehej në përfundim të ndeshjes: “Kam vendosur një bast me babain tim, se kur të shënojë Hysaj, do më blejë një qen”.

Deklarata e tifozit ishte bërë me ironi, duke parë aspektin e dobët të Hysajt në sulm.

Tashmë, tifozi e fitoi bastin, dhe po pret qenin si dhuratë nga babai i tij.

 

https://youtu.be/LpcEDmWrORA

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit