VIDEO/ I riu i aksidentit tragjik në Fier-Vlorë, 8 gjoba në tre vjet, kontingjent për kanabis

VIDEO/ I riu i aksidentit tragjik në…

Igli Madani, 22-vjeçari që drejtonte mjetin “Audi A8” që shkaktoi aksidentin tragjik një ditë më parë në Vlorë, rezulton se ka qenë një person problematik për Policinë Rrugore. Ai ishte pajisur me patentë rreth 3 vite më parë, ndërsa numëron një sërë gjobash për shkelje të ndryshme.

22-vjeçari i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë rezulton një emër problematik për Policinë Rrugore.

Igli Madani rezulton se kishte marrë patentën prej 3 vitesh dhe gjatë kësaj kohe regjistron të ketë marrë 8 gjoba, ku 4 prej tyre për parakalim të gabuar, 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje në Tiranë.

Sa i përket aksidentit me plagosje rezulton se ai është proceduar penalisht, por më vonë çështja ndaj tij është pushuar nga Prokuroria. Por, ai rezulton se nuk ka qenë problematik vetëm në rrugë, pasi emri i tij rezulton në skedat e Policisë edhe për kanabis e përleshje fizike.

Ndërkohë, rezulton se automjeti  ‘Audi A8’, me vlerë 100 mijë euro që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të babait të tij biznesmen.

Policia Rrugore dyshon se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të shpejtësisë skëterrë me të cilën Madani po udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi”.  Ai ka goditur nga pas mjetin që udhëtonte familja, duke e nxjerrë nga rruga, ku si pasojë humbën jetën dy fëmijët dhe burrë e grua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit