VIDEO/ Incident në liqenin e Ujmanit në Kosovë, ushtarët serbë shkulin flamurin shqiptar

VIDEO/ Incident në liqenin e Ujmanit në…

Mes Kosovës dhe Serbisë situata nuk është aspak miqësore dhe incidente të ndryshme të izoluara ndodhin shpesh në kufi.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, e cila tregon momentin kur dy ushtarë serb largojnë nga një shkëmb flamurin shqiptar, të vendosur në Liqenin e Ujmanit.

Mediat serbe raportojnë se flamuri është vërejtur në zonën kufitare mëngjesin e së hënës, dhe menjëherë aty u dërguan njësite ushtarake serbe, të cilët e kanë gjetur dhe e kanë shkulur flamurin.

Mediat nuk kanë saktësuar nëse flamuri i vendosur në shkëmb ishte në teritorin e Serbisë apo në atë të Kosovës, pasi shkelja e këtij të fundit nga ushtarë serb do të përbënte një provokim të rëndë.

Ajo çka është mësuar është fakti se, në zonat e Tutinit dhe Novi Pazarit, videoja e ushtarëve serb duke hequr flamurin shqiptar, po qarkullon prej disa ditësh.

Ndërkohë nga asnjë prej autoriteve zyrtare në Prishtinë apo Beograd nuk ka një qëndrim për të sqaruar apo zbardhur këtë incident.

Ajo që dihet është se Liqeni artificial i Ujmanit në rajonin e Gazivodas është një pikë kufitare që ndahet midis dy shteve, dhe së fundi si Serbia ashtu dhe Kosova po e pretendojnë atë.

[ngg src=”galleries” ids=”244″ display=”basic_imagebrowser”] 

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit