VIDEO/ “Isha në kushte të vështira, kam marrë 25 milionë lekë borxh”, Qamile Kapaj pranon kultivimin e drógës në banesë, çfarë tha djali i saj

VIDEO/ “Isha në kushte të vështira, kam…

Gjykata e Fierit ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Anxhelo Kapaj dhe ‘arrest shtëpie’ për Qamile Kapajn, në banesën e të cilëve u gjet një laborator droge.

Mësohet se Qamilja e ka pranuar faktin që ka kultivuar drogën e detyruar nga kushtet e vështira ekonimike. Ajo thotë se ka marrë borxh 25 milionë lekë tek të afërmit e saj.

Gruaja është penduar dhe ka kërkuar falje ndaj organeve të drejtësisë.

Për Anxhelo Kapaj mbrojtja ka thënë se nuk jetonte në banesën e prindërve por tek motra e tij. Shkonte në shtëpi tek prindërit për ritet e Ramazanit në mëngjes dhe mbrëmje.

Pak ditë më parë policia vuri në në pránga 2 persona si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi kishin kthyer një banesë në funksion të kultivimit të lëndëve narkòtike.

Anxhelo Kapaj 22-vjeç dhe Qamile Kapaj janë banues në Mbrostar të Fierit të cilët mendohet të jenë nënë e bir.

Ndërkohë u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkòtike. “Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar
Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkòtike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj” bënë me dije Pòlicia.

Blutë e Fierit njoftojnë se u proceduan pènalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

“Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanábis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkòtike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkòtike.

Në këtë kuadër u proceduan pènalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.”, njofton Pòlicia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit