VIDEO/ Juventus fiton derbin me Torinon dhe shkëputet në krye

VIDEO/ Juventus fiton derbin me Torinon dhe…

Juventus ka fituar 4-1 derbin kundër Torinos, ku nuk e ka vendosur në diskutim për asnjë moment rezultatin. Bardhezinjtë kryesojnë kampionatin me 7 pikë diferencë nga Lacio e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më pak. 

Ndeshja nisi menjëherë me dominimin e Juventus dhe pas vetëm 3 minutash lojë gjetën avantazhin me anë të Paulo Dybala. 

Në minutën e 29-të, Ronaldo shërbeu për Cuadrado i cili nuk gaboi duke dyfishuar rezultatin. 

Në fundin e pjesës e parë, Torino ngushtoi diferencën në 2-1 me të zakonshmin Andrea Belotti, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. 

Por shpresat e klubit granata do të shuheshin përfundimisht me rifillimin e pjesës së dytë, kur ylli portugez shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, duke i çuar shifrat në 3-1.

Pjesa e mbetur e lojës ishte administrim nga ana e 35 herë kampionëve të Serie A.

Në minutat e fundit të takimit kishte kohë edhe për golin e katërt, por këtë herë ishte mbrojtësi i Torinos Djidji që shënoi në portën e tij.

Juventus 4-1 Torino

Golat: Dybala 3′, Cuadrado 29′, Ronaldo 64′, Djidji 87′ (autogol)/ Belotti 45’+6 (p)

/GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit