VIDEO/ Kaloi koronavirusin, por aktorja i shtang të gjithë: Shikoni si po më bien flokët!

VIDEO/ Kaloi koronavirusin, por aktorja i shtang…

Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, aktorja amerikane Alyssa Milano tregon situatën pasi mposhti koronavirusin.

Por, ajo tregon se kanë filluar t’i bien flokët.

Ajo ka nisur me simptomat që në muajin prill.

Tek ata që simptomat i kanë përjetuar për një kohë të gjatë, humbja e flokëve vjen si një efekt anësor i virusit.

Në fund të videos aktorja 47-vjeçare është shprehur: Vendosni atë maskë të mallkuar!

Ekspertët thonë se shumica e pacientëve që kanë kaluar COVID-19, po vuajnë effluvium telogjen (TE), një gjendje e përkohshme që përfshin rënien e flokëve, të shkaktuar nga stresi fizik ose emocional, ethe të larta, sëmundje ose humbje peshe mbi 9 kg.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit