VIDEO/ Kaos dhe konfuzion në aeroportin e Kabulit, pamje tronditëse të dyndjes drejt avionëve

VIDEO/ Kaos dhe konfuzion në aeroportin e…

Trupat amerikane gjuajtën në ajër në aeroportin e Kabulit, sipas AFP, ndërsa mijëra afganë u dyndën njeri mbi tjetrin për të hipur në një avion dhe ikur nga  Afganistani.

“Ndihem shumë i frikësuar këtu. Ata po gjuajnë shumë në ajër,” tha një dëshmitar për AFP.

Janë shfaqur disa video të njerëzve që vrapojnë në pistat e aeroportit dhe përpiqen të hipin në avionë.

Ka raporte se avionët amerikanë që transportojnë personel diplomatik jashtë vendit janë duke u dhënë përparësi këtyre, duke shkaktuar zemërim dhe duke çuar në më shumë kaos dhe konfuzion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit