VIDEO/ Kapaciteti total do të jetë 4 mijë vende, shikoni të gjitha detajet për stadiumin e ri të Partizanit

VIDEO/ Kapaciteti total do të jetë 4…

Partizani nga sezoni i ardhshëm do të ketë një stadium të vetin, teksa klubi i kuq është në përfundim të punimeve në stadiumin e ri.

Në një reportazh të “Rtsh Sport”, inxhinieret që po punojnë për këtë stadium kanë treguar me detaje stadiumin, teksa tregojnë se i gjithi do të ketë një kapacitet prej 4 mijë vendesh. Gjithashtu e gjithë tribuna qendrore do të ketë 1540 vende.

“Tribuna qendrore ka të parashikuara 142 poste VIP. E gjithë tribuna ka 1540 vende, ndërsa i gjithë kapaciteti total i stadiumit shkon rreth 4 mijë vende. Në pjesën jugore të fushës do jetë e pozicionuar edhe tabela elektronike. I gjithë kompleksi është i rrethuar me mure mbajtës dhe pritës.”, u shpreh inxhinierja.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:.


/Panorama 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit