VIDEO/ Katastrofë nga përmbytjet në Tenesi, 22 të vdekur dhe 50 të zhdukur

VIDEO/ Katastrofë nga përmbytjet në Tenesi, 22…

Të paktën 22 persona u vranë dhe 50 të tjerë mbetën të zhdukur të dielën, pasi përmbytjet katastrofike përfshinë Tenesi, thanë autoritetet.

Sipas zyrës së Nashville të Shërbimit Kombëtar të Motit , shiu 17.02 inç që ra të shtunën “ka të ngjarë të thyejë rekordin e të gjitha kohërave të reshjeve 24-orëshe për shtetin”.

 Të gjitha vdekjet ndodhën në Qarkun Humphreys , ku banorët e përshkruan shpejtësinë e përmbytjes si “një valë baticash”.

“Kemi pasur një nivel rekord shiu të rënë gjatë fundjavë që shkaktoi përmbytje shkatërruese në këtë komuniteti si dhe humbje të jetëve. Një numër i konsiderueshëm personash janë shpallur të zhdukur, shtëpi janë shkatërruar, automjete janë dëmtuar”, tha Guvernatori i shtetit, Bill Lee.

Shirat e dendur besohet të jenë nxitur nga stuhia tropikale që preku tokën në brigjet e Rod Ajlënd (Rhode Island).

Me vete solli erëra të fuqishme.

Teksa stuhia ngadalësohet në tokë, kërcënon që të nxisë stuhi të tjera shiu.

Përmbytje të mëdha janë raportuar në Nju Jork dhe verilindje të Pensilvanisë. Në Rod Ajlënd, Henri ka lënë mijëra në errësirë.

Instituti Edison thotë se mbi 13 mijë elektricistë janë angazhuar në punë për rikthimin e shërbimit pas stuhisë.

Presidenti Joe Biden ka premtuar mbështetje federale në përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit