VIDEO/ Katedralja e Nantes në Francë përfshihet nga flakët

VIDEO/ Katedralja e Nantes në Francë përfshihet…

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët katedralja Saint-Pierre-et-Saint-Paul e qytetit të Nantes në Francë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, më shumë se 60 zjarrëfikës shkuan në terren për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:45 të mëngjesit por nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Kjo vjen vetëm 1 vit pas djegies së katedrales së Notre-Dame në Paris, një nga monumentet arkitekturore më të shtrenjta të Francës. Kliko këtu për të parë videon.
/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit