VIDEO/ Kazinotë vazhdojnë lulëzimin në Tiranë, më e reja hapet pranë zyrës së Lali Zdromsit

VIDEO/ Kazinotë vazhdojnë lulëzimin në Tiranë, më…

Qeveria e Rilindjes u shit sikur mbylli llotot dhe kazinotë, me pretendimin se do shpëtonte shqiptarët nga veset.

Por, kazinotë duket se po vazhdojnë të qëndrojnë hapur, madje po hapen edhe të reja.

Është Shijak Tv, që ka publikuar pamjet nga një kazino, që thuhet se është në një nga hotelet luksoze në qendër të Tiranës.

Vendi i kazinosë është fiks afër zyrës së Lali Zdromsit, që ka një destinacion më shumë para se të shkojë në Bashki.

Shijak Tv shkruan:

Me siglën e pesë yjeve, Hotel Plazza, ka dhe lejen për të pasur të licencuar dhe një sallë lojërash fati, ku do të argëtohen jo pak bujtës dhe lojtarë. Biznesi i mbyllur kudo veç “Taivanit”, tashmë do të ketë dhe një adresë të re për mëkatet e vesit të parasë. Pamjet nga brenda flasin për një investim drejt përfundimit. Ndoshta temperaturat politike dhe elektorale kërkojnë dhe një vend debati me fatin, për të justifikuar shfrimin e adrenalinës. Izolimi nga pandemia nuk do të mundësojë mbase lojtarë të huaj, të cilët për arsye dhe rrethana të mundshme do të gjendeshin në Tiranë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit