VIDEO/ Kërkon 'pajtim' me Haradinajn pas padisë, Rama: Ai ka hyrë në histori

VIDEO/ Kërkon ‘pajtim’ me Haradinajn pas padisë,…

Kryeministri Edi Rama, duket se do të përmirësojë klimën e tensionuar në Kosovë, pas anulimit të takimit në SHBA dhe akuzave të Hagës për dy liderët kosovarë.

Për të bërë “Liderin global” ose “Babain e kombit” siç ai ka qejf që ta quajnë, kryeministri Rama, sot në Prishtinë u shpreh i gatshëm të pajtohet me ish-kryeministrin Haradinaj.

Rama u shpreh në një komunikim me mediat në Kosovë, se do ta tërheqë padinë për shpifje, të bërë ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë në selinë e tij, apo në shtëpinë e tij.  Shpifja ishte mbi mua, mbi Ramushin, mbi të gjithë. Do ta tërheqë padinë.

Do ta tërheq padinë jo se është e vogël për mua, por është shumë e madhe ajo që sot na bashkon të gjithë. Nuk e di çfarë raporti lind mes nesh pas tërheqjes së padisë.

Me shpifje apo pa shpifje, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, është figurë e rëndësishme politike”,- tha Rama.

Edi Rama ka shtuar se, shpifja e Haradinajt megjithatë ka bërë bujë dhe se ka bërë edhe 22 padi të tjera ndaj figurave kryesisht politike.

“Shpifja është bërë kaq normale, që është një akt shumë i ulët. Njerëzit mund të habiten për padinë time, por mbi mua janë 22 padi. Gjithë bota është nën shpifjen.

Kam bërë 22 padi për shpifje, kryesisht për figura politike.

Këtë e kam bërë që djali im kur të rritet dhe të hyjë në Google, të mos lexojë 1000 të zeza për mua, kur unë edhe nuk do të jem ndoshta, se jetës nuk i dihet.

Shpifja në fjalë nuk është e zakonshme, plus shpifja për pazare territoresh është një shpifësi e madhe.

Shpifja e Haradinajt u bë bujë e madhe, duke na bërë neve tradhtar, gjë që nuk është bërë”,- deklaroi Rama./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit