VIDEO/ Krijesa e çuditshme tremb pushuesit në Sarandë, qytetari: Është peshkaqen...

VIDEO/ Krijesa e çuditshme tremb pushuesit në…

Mungesa e njerëzve nëpër plazhe ka bërë që shumë kafshë dhe peshq të çuditshëm të botës nënujore të afrohen afër brigjeve tona. Një krijesë e pazakontë është filmuar ditën e djeshme teksa ka vizituar bregdetin e Sarandës.

Krijesa e çuditshme është filmuar nga një qytetar, videoja e të cilit ka mbërritur në redaksinë e platformës më të madh mediatike on-line shqiptare “JOQ-Albania”, dhe më pas është bërë virale në rrjet.

Krijesa lëviz nën ujë dhe shihet që nxjerr vetëm një pjesë të trupit lart, me gjasë një pendë shpine peshku, e ngjashme me atë të delfinit ose orkës.

Por qytetari që ka realizuar edhe videon, shprehet i sigurt se kafsha në ujë është një peshkaqen.

Nga filmimi i cili nuk është i një cilësie të lartë, shikohet gjithsesi qartë edhe lëvizja që bënë kafsha në ujë si dhe penda e kurrizit dhe e bishtit të nxjerrë mbi sipërfaqen e ujit.

Qytetari thotë se video është filmuar 30 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Pazhi i Centralit”.

Për “JOQ-Albania” qytetari ka shkruar:

“Pershendetje JOQ! Dje, Ne sarand, afer plazhit te centralit, 30 metra nga bregu. Eshte peshkaqen!”

/Burimi: “JOQ-Albania”/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit