VIDEO/ ‘Kriminale t'i bësh test fëmijës 6 vjeç’, mjeku i njohur: Shqipëria po na vjedh ditën për diell

VIDEO/ ‘Kriminale t’i bësh test fëmijës 6…

Një mjek shqiptar nga Maqedonia, i cili kërkonte të hynte në Shqipëri përmes pikës së Qafë Thanës, thotë se është kriminale që t’i bëhet test fëmijëve 6-11 vjeç.

Ai shprehet se testi që në çdo vend të Europës kushton 80 cent, në Shqipëri do të duhet të paguhet 25 euro në një kompani fantazmë. Qytetari e ka quajtur këtë një vjedhje të hapur të qytetarëve, dhe tha se me shumë gjasë familja e tij do të kthehet sërish në Maqedoni, pikërisht për shkak të këtij rregulli të vendosur në kufi.

Papritmas u bllokuam në hyrjen e Qafë Thanës, që edhe fëmijët nga 6-11 vjeç duhet të kenë PCR, kjo nuk vlerësoj se është standard i një vendi europian, shteti amë na vjedh në mes të rrugës në ditën me diell.

Nuk di kush është kjo kompani fantazmë, nuk e di se çfarë teste aplikon mbi fëmijët, jam me profesion mjek. Nuk di nëse ka ndonjë vend të rajonit, në çdo vend të BE ky test kushton 80 cent, në vendin tonë 2 euro, ndërkohë që këtu duan 25 euro që ta bëjnë.

Shpesh testohem vetë për shkak të punës me pacientë me Covid’, shprehet mjeku nga Tetova.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit