VIDEO/ Kritikoi ashpër Biden dhe gjeneralët e tij, shkarkohet koloneli

VIDEO/ Kritikoi ashpër Biden dhe gjeneralët e…

Një kolonel i trupave të marinës në SHBA u shkarkua nga detyrat e tij të premten pasi kritikoi ashpër drejtuesit e shtetit amerikan duke thënë se ata nuk kanë marrë përgjegjësi për katastrofën vdekjeprurëse në Afganistan.

Koloneli Stuart Scheller kritikoi Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe gjeneralin Mark Milley, duke thënë se ata nuk e kanë pranuar që i kanë bërë gjërat lëmsh.

“Arsyeja se përse njerëzit janë të mërzitur në median sociale nuk vjen nga fakti se marinsat kanë zhgënjyer dikë. Njerëzit janë të mërzitur për shkak se drejtuesit e lartë i kanë zhgënjyer. Dhe asnjë prej tyre nuk po e ngre dorën dhe të pranojë përgjegjësinë apo të thotë se ‘ne i bëmë gjërat lëmsh’”, thotë Scheller në një video në median sociale.

Videoja e tij në FB ka marrë mijëra pëlqime, komente dhe ndarje.

Daily Mail shkruan se nuk është dëgjuar më parë që një komandant i marinës të shkarkohet publikisht. Por ushtria thotë se ata kanë forume ku diskutohen këto gjëra, jo në median sociale.

“Kam 17 vite që luftoj. Kërkoj përgjegjësi nga drejtuesit e mi,” thotë koloneli.

Ai thekson se ka pasur marrëdhënie personale me disa nga marinsat që vdiqën të enjten. Sipas tij, një gabim shumë i madh ishte fakti që baza ajrore e Bagramit nuk u sigurua përpara se të evakuoheshin njerëzit. Në vend të kësaj, SHBA u bazua te aeroporti i Kabulit si e vetmja rrugë për të fluturuar jashtë vendit.

Ekspertët thonë se tërheqja e papritur gjatë natës e trupave amerikane nga baza e Bagramit më 2 korrik ishte momenti kur SHBA e dorëzoi Afganistanin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit