VIDEO/ Kryen 200 mijë euro vjedhje, arrestohen dy shqiptarë. Pse quhen anëtarë të “bandës së vrimave”

VIDEO/ Kryen 200 mijë euro vjedhje, arrestohen…

Ata plaçkitën me pajisje të posaçme, duke shpuar muret për të hyrë.

Karabinierët e Torinos arrestuan dy anëtarë të ‘bandës së vrimave’, përgjegjëse për shtatë grabitje midis janarit dhe qershorit 2019.

Dy burrat me origjinë shqiptare, kryen fillimisht inspektime në vendet që duheshin goditur, duke studiuar në detaje se ku mund të shpohen muret për të hyrë, duke identifikuar sensorët e alarmit dhe njësitë e kontrollit për t’i neutralizuar. Gjatë grabitjeve, ata mbanin pajisje minatorësh, të tilla si pantallona të gjera dhe helmeta me llamba.

Ata u zvarritën në tokë në ambientet përkatëse, pastaj shkatërruan kasafortat ose goditën automatët me leva hekuri dhe vodhën paratë brenda tyre, shkruan “Ansa”.

Kështu, ata vunë në skenë pesë vjedhje në pesë qendra elektronike si dhe në dy apartamente midis Torinos dhe zonën përreth, me një shumë totale prej 200 mijë eurosh.

Të dy u gjurmuan në Caserta, me ndihmën e karabinierëve të Aversa, dhe u arrestuan pas urdhrave të arrestimit të lëshuar nga gjykatësi. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit