VIDEO/ ‘Ku e keni rripin, kam pasaportë angleze’, qytetari i nxjerr 'bojën' policëve të Lleshit, ata i marrin telefonin

VIDEO/ ‘Ku e keni rripin, kam pasaportë…

Një video e një qytetari që bën sherr me dy efektivë policie është bërë virale ditën e sotme në rrjet.

Qytetari në video shihet që i kërkon llogari policit për mos vënien e rripit të sigurimit, teksa ai ishte duke i dhënë makinës.

Teksa qytetari i kërkon llogari policit, ky i fundit i jep edhe më shumë makinës dhe afrohet tek këmbët e qytetarit.

Më pas policia ia merr telefonin, dhe i kërkon telefonin mbrapsht.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Rripin ku e ke

Polici: Jemi në shërbim, nuk vihet rripi…

Qytetari: Ku e ke rripin e sigurimit po të them… Vazhdo tash a do të më shkelësh? Rripin ku e ke ?  Je në lëvizje pa rrip sigurimi, ku shko ti? Mos m’u afro! Rripin ku e ke asgjë personale mos më prek?

Polici: Mbaje pak këtu se ia tregoj unë!

Qytetari: Rripin ku e ke? Jam me pashaportë angleze, ma jep telefonin është gjë personale. Mos më prek telefonin po të them se të hedh në gjyq…

Polici: Mos bërtit pse bërtet aje normal ore pse bërtet, qetësohu more. Të hedh unë ty në gjyq…

Qytetari: Hajde më hidh tek ambasada angleze. Mos më prek po të them…telefoni është personal…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit