VIDEO/ Kujtoi se firmosi me Man City-n, tifozi i Man United i vë flakën fanellës së Ronaldo-s

VIDEO/ Kujtoi se firmosi me Man City-n,…

Cristiano Ronaldo vendosi të largohej nga Juventus për t’u rikthyer sërish në “shtëpi”.

CR7 firmosi me Manchester United në Premier League, aty ku u bë i njohur në arenën ndërkombëtare.

Mirëpo, një ditë para firmës me “Djatë e kuq”, sulmuesi portugez përflitej për një transferim tek Manchester City.

Për tifozët e United nënshkrimi me rivalët e qytetit konsiderohej si një tradhëti dhe nuk po arrinin ta besonin se një gjë e tillë po ndodhte.

Ndaj në 24 orët e fundit, deri në zyrtarizmin e tij te Manchester United, tifozët e shumtë kanë mbushur rrjetet sociale me kritika ndaj lojtarit duke e cilësuar edhe tradhtar.

Një prej tyre, duket e ka marrë aq seriozisht sa nuk ka pritur zyrtarizimin dhe që ditën e djeshme postoi një video teksa digjte fanellën e vjetër që kushte të yllit portugez.

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale. PAS zyrtarizimit të Ronaldos pikërisht te Mançester United, pasi ky tifoz praktikisht i kishte vënë flakën një relikeje që tashmë merrte shumë vlerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit