VIDEO/ Kur derbi i Romës fillon në qendrat sportive, fishekzjarre, kore dhe atmosferë elektrizuese, ja si tifozët e ndezin kryeqytetin

VIDEO/ Kur derbi i Romës fillon në…
Featured image of article: VIDEO/ Kur derbi i Romës fillon në qendrat sportive, fishekzjarre, kore dhe atmosferë elektrizuese, ja si tifozët e ndezin kryeqytetin

Pak orë përpara derbit të kryeqytetit, tifozët e Romës dhe Lazios kanë treguar përkrahjen e tyre në pamundësinë për të qënë në stadium. Tifozët bardhekaltër arritën në 16:30 në qendrën sportive Formello për të përkrahur ekipin. Shalle, flamuj, kore: duket si atmosferë në stadium, por nuk

është kështu.

Një nxitje shtesë për Lazio-n që kërkon tre pikët, jo vetëm për të fituar derbin, por edhe për të arritur zonën Champions. Në krahun  tjetër, pikërisht në qendrën sportive Trigoria tifozët e Romës nuk morën parasysh masat anti-Covid të cilët arritën të krijonin një atmosferë elektrizuese.

Një shfaqje fishekzjarresh, flamuj dhe shumë kore. Një ngrohtësi që ekipi ndjeu brenda qendrës sportive. Pastaj banderola dhe mesazhe inkurajuese, duke pritur nisjen e autobusit  planifikuar për në 18.45.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit