VIDEO/ Kurum vijon të helmojë elbasanllinjtë, shtëllunga të mëdha tymi mbi qytet

VIDEO/ Kurum vijon të helmojë elbasanllinjtë, shtëllunga…

Kompania e shkrirjes së metaleve dhe çelikut, “Kurum”, vazhdon të mos pyesë për rregulla e standarde mjedisore.

Një denoncim vjen sot për “GazetaAtdheu” nga Elbasani nga një qytetar.

Shtëllunga të mëdha tymi dalin nga kjo fabrikë, aq shumë sa formohen si re që mbulojnë mbarë zonën.

Pa iu dridhur “syri” fare, dhe pa asnjë kontroll nga autoritetet shtetërore, “Kurum” vijon të helmojë elbasanllinjtë, por edhe gjithë Shqipërinë.

Tymi që del nga oxhakët e fabrikës të cilët janë pa filtra, është kanceroz sipas specialistëve.

Por duket se “Kurumi” nuk po pengohet të bëjë para edhe duke vdekur të tjerët… mjafton tymi të shkojë drejt.

https://streamable.com/g7pr5j

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit