VIDEO/ Lad Kosta zhduku lokalin me rrotativ dhe ngriti 4 kate mbi “Sky Tower”, me ndihmën e Veliajt

VIDEO/ Lad Kosta zhduku lokalin me rrotativ…

Erion Veliaj vijon bashkëpunimin me oligarkët. Rezultatet janë kulla të reja që ngrihen dhunshëm në kryeqytet dhe ato ekzistuese që shkojnë gjithnjë e më lart.

Lejet merren te krye bashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit, pa u shqetësuar për plan urbanistik, vijon të pasurohet me ryshfetet e oligarkëve, duke i lënë atyre dorë të lirë me ndërtimet.

Një rast i tillë shfaqet dhe me një ndërtesë në qendër të Tiranës – “Sky Tower”. Punimet janë raportuar se po bëhen nga Vladimir Kosta, ish-deputetet i Partisë Socialiste.

Me 4 katet shtesë që kanë nisur në këtë kullë, është zhdukur dhe një nga baret më të veçanta rotativ në kryeqytet, që dhuronte pamje 360 të Tiranës.

“JOQ ALBANIA” ka publikuar nga afër pamje që tregojnë se çfarë po ndodhet te “Sky Tower”.

https://www.instagram.com/p/CCl0U9qhtHV/?utm_source=ig_web_copy_link

“Ka katet shtese që ka ngrit Lad Kosta tek Sky Tower me bekimin e Lali Zdromsit”, thuhet në mesazhin e qytetarit që ka dërguar videon në portalin “JOQ ALBANIA”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit