VIDEO/ Leku letër, bandat e blerjes së votës festojnë, plas ironia

VIDEO/ Leku letër, bandat e blerjes së…

Pamjet e disa zyrtarëve socialistë, të cilët festojnë fitoren në zgjedhje duke hedhur lekun pa asnjë kriter, kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik.

Videoja është bërë në Manëz të Durrësit, e publikuar nga Syri.net. Ajo u postua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Bandat e blerjes së votës, shikoni si festojnë!” shkruan ai.

Kurse gazetari Klodian Tomorri ironizon: “Këto videot me barkmëdhenjtë e Partisë Socialiste që kërcejnë tallava dhe festojnë fitoren duke hedhur paratë lumë me në sfond këngët e Molit dhe Shabonit janë të papara.Pu pu pu. Dhe të gjithë këta militantët që punojnë nëpër shtet një prerje kanë. Janë kështu si boboça barkmëdhenj. Gjigante, gjigante”.

Shiko VIDEON

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit