VIDEO/ Lidhet e dhunohet e moshuara në Vlorë, grabitësi i marrin 2 mijë lekë

VIDEO/ Lidhet e dhunohet e moshuara në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nartë të Vlorës.

Dy persona kanë hyrë në një banesë, ku ndodhej e vetme një grua e moshuar.

Varvara Papa, 85-vjeçe është lidhur e dhunuar nga grabitësit të cilët në fund duket se janë mjaftuar duke marrë 2 mijë lekë të vjetra.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Nartës.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

E moshuara jetonte e vetme në banës.

Nga të dhënat, mësohet se kjo është hera e tretë që banesa, grabitet.

Policia thotë se ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit