VIDEO/ Lot dhe ulërima, momenti kur familjarët e Xubit të Yzberisht mbërrijnë në vendngjarje

VIDEO/ Lot dhe ulërima, momenti kur familjarët…

Ditën e sotme ka ndërruar jetë 45-vjeçari Fatmir Avdillari, i njohur si “Xubi i Yzberishtit”, pas një aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në zonën e Bulevardit të Ri në Yzberisht.

Dy automjete dhe një motorçikletë janë përfshirë në aksidentin ku për pasojë mbeti i vdekur shtetasi Fatmir Avdillari, që ecte me motorçikletën.

Joq ka publikuar një video rrënqethëse kur familjarët e 45 vjeçarit mbërrijnë në vendngjarje. Në video dëgjiohen ulërimat e familjarëve pasi marrin vesh që Fatmir Avdillari ka ndërruar jetë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar dhe drejtuesja 38-vjeçare e njërit prej mjeteve, e cila është transportuar me urgjencë në spital.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit