Video/ Masakra “Gjikuria” në Dhërmi, oligarku i PPP-Orikum-Llogara lëshon rruspat në bregdet, pazare me pushtetarët

Video/ Masakra “Gjikuria” në Dhërmi, oligarku i…

Kryeministri Rama, del përditë në “FB” dhe rikujton bizneset e hoteleve bregdetare; se plazhet në rërë e det, do të lejohen pas 10 qershorit 2020; në rast të kundërt, do ndëshkohen me gjoba, heqje license e sekuestro çadra-shezllona.

Ky ligj nuk zbatohehet për kilentët e pushtetit, sepse kjo është fytyra e kërbaçit të kryeministrit; ndaj biznesve që nuk kanë lidhje pazaresh me të, apo me ministra “shtriga, tigra, guru e kumarxhinj”.

Ndërsa ashtu si për resort-plazhin “Green Coast Resort” të Samir Manes; edhe për resortin “Drymades Inn-Dhërmi”, të oligarkut mafioz Milo Gjikuria; ligji nuk vepron, sepse hapjen e plazhit ia ka lejuar “babloku” Rama.

Qysh prej datës 25 maj 2020, ky resort është hapur, duke sulur rruspat e duke shkatrruar bregun e parajsës; ndërsa policia e shtetit dhe policia Bashkiake-Himarë, bëjnë sikur nuk shikojnë, mbasi kanë marrë urdhër të mos e ndalojnë.

Jashtë sipërfaqes së resortit “Drymades Inn-Dhërmi”, të oligarkut Gjikuria, nuk lejohet të fillojë as pastritmi i plazhit e as plazhi nga biznese dhe indivdë; madje as qendrimi dhe shëtitja buzë detit.

Por lejohet tek plazhi “Gjikuria”, që është në ortakëri me një ministre të pushtetit edhe në agjenci turistike.

Kujtojmë, se 5 ditë më parë, me motivin “Pastrim rëre e plazhi pa leje”; në Himarë u gjobit me 2 milionë lekë të reja, kompleksi “Sarajet e Pashait” të biznesmenit A. Bubeqi; sepse kështu udhëroi “sulltani i Sarajeve të Surrelit” dhe oligarku konkurent.

Sipas videos që po publikon “Pamfleti”, të njëjtën shkelje ligji, po bënë prej disa ditësh; dhe resorti bregdetar “Drymades Inn-Dhërmi” ku shefat e pushtetit kanë “suita intime”, i cili është 80 metër, larg biznesit të gjobitur para 5 ditësh; mirëpo oligarku Gjikuria nuk gjobitet, sepse siç thuhet… paguan “gjobë” në Surrel.




/Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit