VIDEO/Me Lamborghinin super luksoz, kosovarët me 225 km/h nuk i ndalojnë policisë në Fier, ndalohen në hyrje të Vlorës

VIDEO/Me Lamborghinin super luksoz, kosovarët me 225…

Policia Rrugore ka bërë me dije arrestimin e dy shtetasve kosovarë të cilët u kapën nga radarët në By Pass-in e Fierit, duke udhëtuar me 225 km/h me automjetin e tyre luksoz tip Lamborghini.

Raportohet se vëllezëri nga Kosova po bënin një garë me një mjet tjetër tip BMË në aksin rrugor ku u kapën nga radarët e policisë

Efektivët e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre dy shtetasvenë hyrje të qytetit të Vlorës, të cilët u ndëshkuan me masë  administrative  168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullim pa targë”, “Mosndalim pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë”, ndërkohë që drejtuesi i mjetit tip “BMW” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar  me masë administrative  120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.

Njoftimi i plotë i policisë: Kujdes! Mos fluturoni të arrini aksidentin, e në rastin më të mirë Radarin e Policin Rrugor.

Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës.

225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës,  shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMË” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit