VIDEO/ Melania ‘fëlliq’ përsëri Donald Trump-in, refuzon t’i japë dorën në publik

VIDEO/ Melania ‘fëlliq’ përsëri Donald Trump-in, refuzon…

Donald Trump është presidenti i 45 dhe aktual i Shteteve të Bashkuara. 

Siç duket ai nuk është shumë i simpatizuar nga populli i tij, pasi shumë herë ndodhet në qendër të sulmit mediatik.

Por përveç popullit, duket se dhe bashkëshortja nuk e ka shumë qejf atë.

Këtë herë bëhet fjalë për një video ku Melania Trump refuzon të kapet nga dora nga bashkëshorti i saj.

Videoja ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale.

Zonja e Parë është filmuar ndërsa largon me ‘stil’ dorën e Donald Trump ndërsa të dy zbrisnin nga “Air Force One” në bazën ajrore “Andrew” në Uashington.

Ky moment është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale ku komentuesit e kanë konsideruar atë si një tjetër refuzim që Melanie i bën Donald Trump në publik.

Ironia nuk ka munguar as nga personazhe të njohur si Rihanna.

Ajo ka publikuar videon e Melanias që refuzon dorën e Trump dhe shkruan.

“Melanias i pëlqen arti”.

Ndërsa ‘50 Cent’ zgjodhi të ishte më i drejtpërdrejtë me postimin e tij në Instagram, në të cilin ai ndau videon e Melania dhe Donald dhe thjesht shkroi:

“Ajo nuk dëshiron të ta kap dorën. LOL”.

Kjo nuk është hera e parë që Melania Trump refuzon të kapë dorën e presidentit të SHBA-ve në publik.

https://www.instagram.com/p/CEAq1idHKih/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CEAINuSnxn9/?utm_source=ig_web_copy_link

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit